Përmbytje edhe në Ultësirën e Shkodrës

schedule15:22 - 7 Shkurt, 2018

schedule 15:22 - 7 Shkurt, 2018

Shumë ha tokë janë përmbytur në zonën e Anës së Malit në Shkodër. Banorët thonë se niveli i ujit është rritur brenda natës në 30 cm.

 

Ana e Malit në ultësirën e Shkodrës nuk kishte si të shpëtonte pa ujë. Reshjet por edhe prurjet në rrugë të ndryshme kanë mbuluar më tepër se 240 ha tokë bujqësore.

Më të dëmtuar janë fshatrat Obot dhe Goricë.

 

Banorët e dinë që ndodhen në një zonë të ulët, por thonë se kjo u ndodh sa kohë bëhen shkarkime nga hidrocentralet.

 

Përfaqësues të Bashkisë Shkodër kanë dalë në terren për të parë nga afër ate cka ndodhur. Sipas Drejtorit të Bujqësisë në Bashkinë e Shkodrës Alban Sekja situata është në përkeqësim

 

Gjatë natës se kaluara niveli i ujit u rrit me 20-30 cm. Banorët kanë frikë se niveli mund të rritet edhe më tepër. Janë përmbytur sipërfaqe të mbjella me foragjere dhe sera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!