Përmbytje e rrëshqitje dherash, ARRSH: Zonat ku duhet të lëvizni me zinxhirë

schedule09:27 - 25 Janar, 2021

schedule 09:27 - 25 Janar, 2021

Reshje e dendura ditën e fundit kanë shkaktuar problematika në zona të ndryshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar raportoi situatën e akseve kombëtare.

Lexo edhe: Lumi Erzen del nga shtrati, izolohen mbi 12 familje në Shijak

 

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

Lexo edhe: Reshje të dendura shiu, dëmtohet aksi rrugor Vlorë-Orikum

ARRSH bën me dije se në segmentet Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll këto akse për shkak të rënies së materialeve në rrugë.

Reshjet e dendura kanë sjelle probleme në Vlorë. Rruga Vlorë-Orikum është shembur dhe për pasojë kalimi bëhet vetëm me një sens.

Gjithashtu gjatë natës një pjesë e tokave bujqësore në Fush-Krujë janë përmbytur.

Ndërsa dalja e lumit Erzen nga shtrati ka izoluar 12 familje në Shijak.

 

 

 

/abcnews.al/