Përmbysin gjithçka “Tre Luanët”, Harry Kane ndëshkon sllovakët në minutën e parë të kohës shtesë

schedule20:05 - 30 Qershor, 2024

schedule 20:05 - 30 Qershor, 2024

Duket se duhej goli i barazimit për të “rizgjuar” shpirtin e tyre luftuarak, me “Tre Luanët” e Anglisë që kanë përmbysur gjithçka përballë sllovakëve, duke shmangur kështu një turpërim historik, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Nga një rrëmujë në zonë përfiton “bomberi” i skuadrës, Harry Kane, i cili me një goditje potente me kokë dërgon topin pas shpatullave të portierit Dubravka. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!