Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbyset minibusi i linjës Tiranë-Berat/ Një prej viktimave është shoferi, 12 pasagjerë te Trauma, 7 në gjendje të rëndë

schedule16:48 - 30 Qershor, 2026

schedule 16:48 - 30 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus.

ABC News ka mësuar se nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën nje person, si dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha 15 pasagjerë të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, minibusi ishte i linjës Tiranë-Berat. Sipas burimeve nga spitali i Traumës shoferi i minibusit është njëri nga viktimat, ku dyshohet se ka humbur jetën nga ataku kardiak, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore para ndodhej së aksidentit. Ndërsa viktima tjetër pasagjer.



Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur)

Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!