Përmbyset kamioni, mollët “pushtojnë” autostradën

schedule22:16 - 17 Tetor, 2023

schedule 22:16 - 17 Tetor, 2023

Një aksident ka ndodhur në një rrugë në Pensilvaninë qendrore, ku një kamion është përmbysur. Si pasojë, i është derdhur e gjithë ngarkesa me mollë.

Sipas mediave ndërkombëtare, kamioni u përmbys në bllokun 300 të North Zarfoss Drive në West Manchester Township të hënën, duke derdhur një sasi të madhe frutash.

Ndërkohë, grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nuk u raportua për të lënduar dhe ekipet e pastrimit u thirrën për të mbledhur mollët e derdhura./abcnews.al