Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përleshje në burgun grek/ Gjashtë persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

schedule10:29 - 30 Shtator, 2026

schedule 10:29 - 30 Shtator, 2026

Në një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, në prefekturën Ftiotis, në pjesën qendrore të Greqisë, u plagosën 6 persona, njëri prej tyre rëndë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, pasditen e djeshme shpërtheu një përleshje mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e Domokosit, për arsye që ende nuk dihet.

Gjashtë personat e plagosur, të moshave nga 26 deri në 41-vjeç, u dërguan në Qendrën Shëndetësore të Domokosit. Më pas, 4 prej tyre u transferuan në Spitalin e Lamias, në qendër të prefekturës.



Një prej të burgosurve, i cili kishte pësuar plagë të rënda në kokë, iu nënshtrua menjëherë një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë, ndërsa një tjetër i burgosur, i plagosur me një thikë të improvizuar, e ka kaluar rrezikun për jetën pas ndërhyrjes mjekësore.

Në të njëjtin burg, gjatë një muaji e gjysmë të fundit, është shënuar për të tretën herë një incident i ngjashëm.

Edhe në përleshjen e ndodhur rreth 15 ditë më parë, u plagosën 5 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!