Është përkujtuar në Shkodër, ish-deputeti Gilman Bakalli. Një garë çiklizmi u organizua për nder të ish-politikanit që e kishte pasion këtë sport.
Ish deputeti u nda jeta 3 vite më parë pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai e kishte pasion ecjen në natyrë, madje duke e sfiduar shpesh herë atë. Gilman Bakalli i cili u nda nga jeta 3 vite më parë është përkujtuar me një garë me biçikleta në qytetin e Shkodrës.
Nën organizimin e vetë familjes dhe bashkëshortes së Gilman Bakallit dhe me mbështetje të Qëndrës Rinore Arka, rreth 50 çiklist u bënë pjesë e garës malore me Mountin Bajk.
Ky event është shumë i rëndësishem si për ciklistet ashtu edhe për vetë familje. Ndërsa pjesëmarrësit në garë shprehen se është kënaqësi të ecim në natyrë por edhe të kujtojmë Gilmanin.
Gilman Bakalli ish deputeti i parlamentit Shqiptar, pedagogu dhe publicisti i njohur ishte i apasionuar pas sporteve të ndryshme dhe në vecanti çiklizmit në mal.
Ky tur çiklistik synohet të bëhët tradicional, ku jo vetëm të përkujtohet Gilman Bakalli por edhe promovohen bukuritë e Shkodrës.
Në fund u ndanë edhe çmimet për fituesit në dy kategori. Ndërsa çmimi i madh ” Kupa Gilman Bakalli” u fitua nga çiklisti Enris Reçi nga Tirana i cili përshkroi 12.5 km për 53 minuta e 20 sekonda./abcnews.al