Përkujtimorja për Kaçifas, atdhetarët tubim para konsullatës greke

schedule10:39 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 10:39 - 8 Dhjetor, 2018

Ceremonia përkujtimore 40 ditë pas vrasjes së Kacifas në Bularat dhe tubimi nga patriotët kuqezinj para konsullatës greke në Gjirokastrë kaluan pa incidente. Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës u kthyen disa persona, të cilët cilësohen të rrezikshëm dhe ishin shpallur non grata.

Në Bularat u zhvillua ceremonia përkujtimore për Kostandin Kacifas, 40 ditë pasi mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e RENEA-s. Në ngjarjen e 28 tetorit 35 vjeçari nuk pranoi të dorëzohej duke qëlluar edhe ndaj mjeteve të policisë. Përveç familjarëve në ceremoni morën pjesë edhe shtetas grekë, të cilin mbanin flamujt e vendit fqinj. Që prej orëve të para të mëngjesit në Pikën kufitare të Kakavijes forca të shumta policie dhe antiterrori ushtruan kontrolle tek çdo person që ka kërkuar të hyjë në territorin shqiptar.

Pesë autobuzë kaluan kufirin ndërsa 115 persona u kthyen mbrapsht mes tyre edhe 10 gazetarë të cilësuar si persona të rrezikshëm dhe të shpallur “Non Grata” nga shteti shqiptar. Mësohet se janë kthyer vullnetarisht në Greqi pa u paraqitur fare në sportel edhe 3 autobuzë me rreth 120 shtetas. Sipas informacioneve të përcjella nga korrespondenti ynë në Gjirokastër në pikën kufitare të Kakavijës personat që janë kthyer do të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kacifas.

Një postobllok policie në aksin Gjirokastër-Sarandë ndaloi një shtetas grek i cili mbante armë pa leje me vete dhe po udhëtonte drejt Bularatit. 35 vjeçari, me banim në Igumenicë mësohet se është punonjës policie në Greqi. Në të njëjtën kohë patriotët kuq e zi organizuan një tubim paqësor para konsullatës greke në Gjirokastër. Qytetarët nga sheshi i Çerçizit kërkuan që të zbardhet e vërteta për vrasjet e shqiptarëve në Greqi.

Qytetari 1: “Të mbrojë shqiptarët, të më mbrojë jetën e zhdukur të Petrit Zifles që u vra vetëm e vetëm sepse ishte shqiptar.”

Qytetari 2: “Dhunimi i qytetarëve shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme, por veçanërisht gjatë muajve tetor-nëntor që ndodhi në Greqi është si pjesë ë një fushate raciste e Agimit të Artë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!