Varianti Delta është përhapur në Wuhan, aty ku shpërtheu SARS-cov-2 në fund të 2019 duke rritur shqetësimet e qytetarëve. Nga ana tjetër qeveria ka urdhëruar që banorët të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur përhapjen e virusit.
Jeta ishte rikthyer në normalitet në Kinë por shpërthimi i variantit delta, i identifikuar për herë të parë në Nanking në korrik, po përhapet me shpejtësi kudo. Kina regjistroi 55 raste të reja duke çuar numrin e rasteve në 300.
Përhapja e epidemisë mbetet e kufizuar në Kinë në krahasim me vendet e tjera, por shpërthimi i ri është përhapur gjeografikisht më shumë se çdo tjetër gjatë muajve të fundit. Më shumë se një duzinë provincash kanë raportuar disa raste të koronavirusit, përfshirë Pekinin, me autoritetet në kryeqytetin kinez që u kanë bëjnë thirrje banorëve të mos largohen nga qyteti deri të dielën, përveç rasteve emergjente.
Rastet e reja të COVID-19 janë raportuar gjithashtu në ishullin Hainan në Kinën jugore, një destinacion turistik. Wuhan regjistroi 7 raste të reja. Në fillim të korrikut, rreth 50 kinezë që ishin kthyer në vend nga Afganistani rezultuan pozitivë me koronavirus pas mbërritjes në Wuhan.
Pavarësisht fushatës së vaksinimit, mijëra kinezë janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kryesisht në Nanjing dhe rrethet veriore të Pekinit. Në Kinën qendrore, autoritetet në qytetin e Zuzhou u kanë kërkuar 12 milionë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për tre ditët e ardhshme, derisa e gjithë popullsia të testohet./abcnews.al