Përhapja e Koronavirusit në Itali, një hipotezë është… Atalanta-Valencia!

schedule16:22 - 21 Mars, 2020

schedule 16:22 - 21 Mars, 2020

SI LIDHEN KORONAVIRUSI DHE FUTBOLLI ME BERGAMON DHE MILANON? CFARE NDODHI NE SAN SIRO?

Çfarë bëri që të shpërthente rasti Bergamo dhe rritja eksponenciale e koronavirusit? A kishte lidhje me futbollin? Çfarë kishin të përbashkët Bergamo dhe Milano? Mediat italiane po flasin ditët e fundit për një hipotezë që tani është e pamundur të provohet.

Njerëzit po përmendin një ngjarje të madhe sportive për qytetin dhe më gjerë: San Siro, e mërkurë 19 Shkurt, Champions League. Atalanta 4, Valencia 1 dhe 45 mijë njerëz, 90 përqind e të cilëve u transferuan në të njëjtën kohë nga një zonë e kufizuar, Bergamo dhe krahina e saj. Të gjithë pranë e pranë, në atë stadium. Në forumet e tifozëve të Atalantës mund të lexohet një histori që është në të njëjtën kohë dëshmi e asaj që mund të ketë ndodhur.

Nga San Siro në Mestalla (Mestaja) përmes Covid-19. Nata e San Siros, gëzim i madh, përqafime dhe dolli. Pastaj, që nga dita tjetër, ftohjet e para, dhimbjet, ethet dhe probleme me frymëmarrjen… Shumë raste kanë rezultuar pozitive dhe disa tifozë të ardhur nga Valencia dhe një gazetar. Dhe sot, 35% e stafit të skuadrës spanjolle është e infektuar. Të gjithë heshtin nga fronti i Atalantës, lojtarët dhe teknikët janë në izolim.

Shpërthimi i çështjes Bergamo – me rritjen galopante të infektimit që ndodhi midis 29 shkurtit dhe 3 marsit, ka një përputhje të plotë me kohën e inkubacionit, mesatarisht 10-12 ditë, që lidhen me ndeshjen. Virusi ishte tashmë në San Siro, i cili ishte detonatori. Përhapja e parë, të gjithë e dinë, është Lodigiano: Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione. Dhe më 9 shkurt, kampionati I kategorisë së pestë në Itali, luan Albino Gandino-Codogno dhe më pas Codogno takohet me një ekip tjetër nga krahina, me Mapello.

Futbolli si emëruesi i zakonshëm, pasioni për Atalantën i shumë lojtarëve të dy skuadrave lokale: një lojtar i Albino-s megjithatë siguron që askush të mos shkonte në stadium, kishte stërvitje atë të mërkurë. Në Mapello kishte disa dyshime, por çështja, në të dyja rastet, është se në të dy grupet nuk pati kriza, asgjë të keqe, në të shumtën ndonjë bezdisje. Nga ana e tij, drejtori i Codogno-s, Marseglia, buzëqesh nëpër dhëmbë.

“Jo vetëm që të gjithë kemi qenë mirë deri tani, por kurrë si këtë vit nuk kemi pasur fare pak të prekur”.

E shëmtuar – dhe e padrejtë – të dyshosh tek ata për përhapjen e këtij virusi. Ekipi, si pjesa tjetër e Italisë e cila është asimptomatike, asnjëherë nuk është kontrolluar. Vetëm katër lojtar jetojnë në territorin që është bërë “zona e kuqe”. Pjesa tjetër jeton jashtë. Pa provë, asgjë nuk është e vërtetueshme. Dyshimet, teoritë rezistojnë ashtu siç reziston Covid-19./abcnews.al