Përgjysmimi i numrit të urbanëve, dyndje të qytetarëve në stacione: Po presim nga 40 minuta

schedule15:53 - 18 Tetor, 2021

schedule 15:53 - 18 Tetor, 2021

Qytetarët janë dyndur në stacionet pasi shoqata ka vendosur përgjysmim të autobusëve. Sipas deklaratës së Unionit përgjysmimi i flotës së autobusëve është marrë pasi janë gjendur në vështirësi për të përballuar ecurinë e transportit pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe  largimit të stafit.

Nisur nga kjo nga e hënë do të operohet  me gjysmën e kapacitetit të mjeteve urbane deri në zgjidhjen e kërkesave.

Ndër të tjera në njoftimin e tyre Unioni i Transportit Publik thekson se nuk është marrë asnjë masë që të plotësohen kërkesat ekonomike që u janë premtuar  dhe deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre do të punojnë me gjysmën e kapaciteteve.

Qytetarët ankohen se kanë pritur 30-40 minuta  në stacione. Por përtej pritjes të frikësuar ndjehen edhe nga mbingarksa e krijuar në urbanë. Në një moment që raste e infektimeve me COVID po njohin rritje.

Disa shprehen se janë të detyruar të marrin urbanët pasi i kanë punët larg.

Bashkia e Tiranës ka reaguar duke theksuar se po ndjek situatën dhe po merr masa në bazë të kontratës me operatorët e transportit. Në rast të mosplotësimit të kërkesave ekonomike barra e vështirësive financiare të kompanive mund të bjerë mbi qytetarët duke shtrenjtuar biletat. /abcnews.al/