Përgatitja e zgjedhjeve, Celibashi thërret mbledhjen e parë për kornizat e “Rregullatorit”

schedule18:02 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:02 - 23 Tetor, 2020

Ilirjan Celibashi pasi mori besimin e parlamentit për të drejtuar institucionin e realizimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka thirrur mbledhjen e parë të Komisionit Regullator ditën e hënë në orën 11:00.

Gazetarja e Abc News Esiona Konomi raporton se vendimi i parë që do të miratohet do të jetë rregullorja, më pas do të vijohet me shpërndarjen e mandateve sipas qarqeve, ku pritet që Gjirokastra dhe Dibra të humbasin nga një mandat, që i kalojnë Tiranës.

Më pas do të vazhdohet me rregullat për blerjen e teknologjisë që do të përdoret në zgjedhje, identifikimin biometrik, ndërsa në fund miratimi i fletës së votimit.

Por çfarë përcakton rregullorja:

  1. mënyrën e ushtrimit të kompetencave të Rregullatorit, të drejtat dhe detyrat e Kryetarit dhe anëtarëve të Rregullatorit;
  2. rregullimin e marrëdhënieve të administratës me Rregullatorin;
  3. procedurat për thirrjen, njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjeve të Rregullatorit;
  4. procedurat e vendimmarrjes së Rregullatorit;
  5. të drejtat dhe detyrimet e përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore në mbledhjet e

Rregullatorit;

  1. procedurat e vendimmarrjes për rregullat e raportimit financiar të subjekteve zgjedhore, si dhe rolin dhe përgjegjësitë e financierëve të subjekteve zgjedhore, monitorimin dhe auditimin e pavarur të tyre si dhe për hetimin administrativ të informacioneve, kërkesave, propozimeve, ankesave apo denoncimeve për shkelje lidhur me financimin apo shpenzimet e fushatës zgjedhore;
  2. rregullat mbi koordinimin e veprimtarisë administrative me Komisionerin dhe Administratën e KQZ-së

Lexo këtu- Projekt_Rregullore e mbledhjeve të Komisionit Rregullator

Lexo ketu-Relacion_Projekt_Rregullorja

db/Abcnews.al