Përfundon takimi i Ramës me Merkel: Mbështesim reformat për të forcuar ligjin

schedule17:35 - 25 Prill, 2018

schedule 17:35 - 25 Prill, 2018

Gjermania vlerëson reformat e kryera nga Shqipëria në rrugën e integrimit, por do të vendosë më vonë për qëndrimin që do të mbajë në lidhje me hapjen e negociatave. Këtë mesazh përcolli në Berlin, kancelarja Merkel në krah të kryeministrit Rama, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Gjermani.

Angela Merkel vlerëson rrugën e dritanishme të bërë nga Shqipëria drejt integrimit. Kancelarja gjermane ka deklaruar se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim, sidomos me vetingun ne drejtësi.

Por sipas saj, vendimi përfundimtar për votën e qershorit, lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë do të merret në ditët në vijim.

Dyshimi gjerman sipas kancelares Merkel lidhet me plotësimin e parakushteve nga Shqipëria.

Kancelarja garantoi ndihmë për arritjen e përparimit të nevojshëm, duke ritheksuar ndikimin e tij në vendimin përfundimtar.

Pasi përmendi reformat e ndërmarra, kryeministri Edi Rama shprehu besimin e një vote pro nga Gjermania.

Rama theksoi se Shqipëria e ka merituar çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kryeministri e mbylli fjalën me fenë që sipas tij përfaqëson gjithë shqiptarët.

Konferenca për mediat u pasua me një takim 90 minutësh mes kryeministrit shqiptar dhe kancelares gjermane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!