Përfundon ndërtimi i 5 urave në rrugën Kukës-Morinë

schedule15:52 - 25 Qershor, 2018

schedule 15:52 - 25 Qershor, 2018

Në këtë sezon Rruga e Kombit është shumë e frekuentueshme kryesisht nga pushuesit kosovarë që e përshkojnë atë çdo ditë. Por nga segmenti Kukës-Morinë mospërfundimi u urave ka krijuar probleme në trafik.

Fluksi në Rugën e Kombit po shkon drejt pikut. Sezoni turistik ka nisur, por segmenti Kukës-Morinë nuk është gati.

“Tabela është vendosur që në vitin 2009, e cila tregon se këtu po punohet në një gjatësi prej 15 kilometrash nga Kukësi në Morinë. Bëhet fjalë për dublimin e urave, mbi dhe nënkalimet. Tabela vijon të jetë e vendosur prej 9 vitesh de nuk dihet se kur do të hiqet”.

Urat ende nuk kanë marrë funksionin e tyre final. Në dy prej shtatë urave po punohet, kurse pesë urat e përfunduara, nuk kanë lidhje me rrugën. Koncesionari ka përfunduar detyrimet e tij, por është Autoriteti Rrugor, ai ka përgjegjësinë për realizuar këtë pjesë, lidhjen e urave me rrugën.

“Është e habitshme se si kanë mbaruar dublimet për 5 urat nga 7 që ka rruga Kukës-Morinë. Duket edhe në pamjet që ura ka përfunduar bashkë me sinjalistikën ndërsa pjesa që lidh urën me rrugën është e papërfunduar”.

Segmenti është më i amortizuar sesa një vit më parë. Gropat janë shtuar tek dy urat më të mëdha. Qarkullimi i mjeteve çdo ditë dhe po bëhet më i vështirë. Kjo për shkak se nuk po finalizohet pikërisht lidhjave e urave me rrugën, dhe pesha e lëvizjes se mjeteve bie pikërisht tek dy urat e papërfunduara, çka ka penguar edhe sistemimin e plotë të rrugës.

“Siç duket edhe nga pamjet, përveçse është shtuar sinjalistika janë shtuar edhe gropat në njërën prej urave më të mëdha të Rrugës së Kombit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!