Përfshihet nga zjarri pylli në Lezhë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

schedule20:22 - 13 Korrik, 2020

schedule 20:22 - 13 Korrik, 2020

Një zjarr i përmasave të medha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Prull të Lezhës.

Siç bën të ditur për abcnews.al gazetari Gjergji Figuri, flakët janë konstatuar në orët e drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtesi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrje e zjarrfikësve. Aktualisht në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore. /abcnews.al