Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje është përfshirë nga flakët një automjet “Range Rover” në lagjen nr 1, të qytetit të Pogradecit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.


