Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit

schedule14:17 - 15 Shkurt, 2025

schedule 14:17 - 15 Shkurt, 2025

Një furgon është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Morinë.

Mjeti ishte ngarkuar me vegla muzikore dhe drejtuesi ka arritur të dalë pa marrë lëndime sapo ka konstatuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi furgonin ndërsa zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!