Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, dy persona në spital

schedule21:35 - 1 Shkurt, 2022

schedule 21:35 - 1 Shkurt, 2022

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Për pasojë mësohet se kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital burrë e grua.

Shkak për nisjen e flakëve mësohet se është bërë një ngrohëse në dhomën e gjumit. Nga të lënduarit, në gjendje më të rëndë është kryefamiljari Krenar Rrapi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse.

NJOFTIMI

“Me datë 01.02.2022, rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  K. Rr., ku si pasojë është  dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!