Përfshihet nga flaket një banesë në Lezhë

schedule14:13 - 22 Mars, 2025

schedule 14:13 - 22 Mars, 2025

Lezhë –Një banesë në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëme të pjesshme.

Mësohet se banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!