Përfshihet nga flakët kodra e Shikajve në Kukës, zjarri rrezikoi edhe dy banesa

schedule17:44 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:44 - 30 Korrik, 2021

Kodra e Shikajve  në fshatin Shikaj të Kukësit është përfshirë nga flakët. Sipas banorëve, një zjarr qe dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrike nga era e fortë në mes të një livadhi të thatë ka bërë që të marrë flakë bari dhe më pas pylli.

Po sipas banoreve janë djegur rreth 3.5 hektarë livadhe dhe 2.5 hektarë nga pylli i fshatit. Zjarri, si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dy banesa të banorëve të fshatit Shikaj, por pa depërtuar në to.

Mësohet se flakët kanë rrethuar dy banesat duke u djegur banorëve bazën ushqimore të bagëtive, vreshtat dhe pemët frutore. Për shuarjen e zjarreve në ndodhen në vendngjarje ekipi zjarrfikës i Bashkisë Kukës që ndihmohet edhe nga banorët e fshatit. Aktualisht, situata është nën kontroll. /abcnews.al/