Kishës katolike “Shën Dominikut” në zonën e ish-Kënetës në Durrës i është vënë zjarri gjatë natës.
Persona ende të paidentifikuar mësohet se i kanë vënë flakën derës kryesore të kishës, duke e lyer atë me benzinë. Pas kësaj ata janë larguar, ndërsa flakët që përhapeshin më shpejtesi janë pikasur nga punonjësit e kishës.
Kanë qenë këta të fundit që kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, si pasojë e së cilës u dëmtua dera kryesore e kishës si dhe disa materiale në brendësi të saj.
Ngjarja ndodhi gjatë natës, për motive ende të paqarta. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /abcnews.al