Një zjarr i fuqishëm përfshiu dy anije të vogla të ankoruara në Portin e Vjetër të Marsejës, pranë Bashkisë së qytetit, duke bërë që të dyja të fundosen. Nga incidenti mbetën të plagosur 14 persona.
Sipas raportimeve, flakët shpërthyen rreth orës 10:30 të paradites dhe u përhapën me shpejtësi në të dyja mjetet lundruese, të cilat u shkatërruan nga zjarri përpara se të përfundonin në fund të detit.
Në vendngjarje u angazhuan rreth 150 zjarrfikës, të cilët arritën ta vinin situatën nën kontroll pas një operacioni të gjerë.
Kryetari i Bashkisë së Marsejës konfirmoi se 14 persona morën ndihmë mjekësore nga shërbimet e emergjencës. Raportimet fillestare flisnin për nëntë të plagosur, gjashtë prej të cilëve ndodheshin në bordin e anijeve në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.
MARSEILLE : Incendies de bateaux dans le Vieux-Port de Marseille, amarrés devant l’hôtel de ville. Une quinzaine de personnes sont blessées, deux bateaux ont coulé. pic.twitter.com/1VLlf4Sejz
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) July 5, 2026



