Përfaqësuesi i qeverisë: Refuzoj të çoj fëmijët në fakultetin e Gazetarisë

schedule11:26 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:26 - 12 Dhjetor, 2019

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u shoqërua me debate e tensione. Të futar ishin pedagogët e Fakultetit të Gazetarisë për të folur për pr/ligjet “antishpifje” që qeveria kërkon ti miratojë për të rregulluar sipas saj funksionimin e medias online. Prof. Mark Marku tha se ky është ligj fashist që synon të censurojnë të drejtën e fjalës. (lexo këtu)

Pasi pedagogët u larguan nga mbledhja, fjalën e mori deputeti i PS-së, Musa Ulqini. Ai tha se ky ligj nuk synon të vendosë nën diktakt gjithë median, por vetëm portalet, që sipas tij punojnë në mënyrë të pakontrolluar. Po kaq akuzoi pedagogët se janë njerëz të politizuar dhe në këtë kontekst bëri deklaratën e papritur. “Unë refuzoj të çoj fëmijët e mi në fakultetin e Gazetarisë, ku jep mësim Mark Marku etj”, tha përfaqësuesi i qeverisë.

“Ky ligji nuk cënon të drejtën e informimit, por merret me një shqetësim që ka lindur vetem për mediat online. Sot janë 700 portale që funksionojnë pa rregulla. Ne këto duam të rregullojmë. Ligji nuk prek televizionet, gazetat dhe radiot”, tha Ulqini.

Më tej u shpreh se “Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku thotë se është ligj fashisht. Këtë unë s’mund ta pranoj. Ne përfaqësojmë diçka, qeveria përfaqëson diçka, jemi mandatuar dhe votuar nga populli. Ne jemi të shqetësuar për portalet. Tani këta kush janë, kë përfaqësojnë?! Si kam dëgjuar ndonjëherë të flasin për ato portale që nuk pranojnë të regjistrohen. As për gazetarët që punojnë në të zezë. Ky pr/ligj synon të rregullojë pikërisht këto probleme. Ju mund të thoni pse nuk u mor asnjë masë ndaj atij portalit që bëri lajmin e termetit dhe nxorri 300 mijë njerëz në rrugë? Nuk u mor masë pikërisht se mungonte ky ligj. Po na thonë se AMA do zëvendësojë gjykatat, nuk është e vertete, të drejtën për të shkuar në gjykatë nuk ua heq askush”, vijoi më tej Musa Ulqini.

/abcnews.al