“Përdhunuesi i Harlow” dënohet me 13 vite burg: 42-vjeçari shqiptar sulmonte gratë në Britani

schedule16:38 - 14 Shkurt, 2020

schedule 16:38 - 14 Shkurt, 2020

Një 42-vjeçar, shqiptar i quajtur Andi Bushati është dënuar me 13 vite burg.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari është dënuar në Britani pasi në vitin 2017 kishte sulmuar dy gra. Mësohet se 42-vjeçari kishte tentuar me forcë t’i detyronte për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Bushati etiketohet si një ‘përdhunuesi i Harlow’.

Mësohet se ai u arrestua më 7 korrik të 2017 në Harlow, ndërsa sulmet kishin ndodhur gjatë një viti, në korrik 2016 dhe 2017.

42 vjeçari u shpall fajtor për katër akuza, për përdhunim, dy akuza sulmi fizik dhe një akuzë sulmi seksual, dhe do të deportohet në Shqipërinë pas përfundimit të dënimit të tij.