Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në Indi.
Vendi regjistroi më shumë se 60,000 raste të reja me Covid-19 për të tetën ditë rresht të mërkurën.
Ndërkohë, totali i të infektuarve ka shkuar tashmë në më shumë se 3.2 milionë, sipas të dhënave nga ministria federale e Shëndetësisë.
Vendi i dytë më i populluar në botë renditet i treti sa i përket rasteve të konfirmuara me koronavirus. Në vendin e parë dhe të dytë janë SHBA DHE Brazili.
Vdekjet në 24 orët e fundit ishin 1.059, duke bërë që numri total i viktimave në vend të shkojë në 59,449. /abcnews.al/

