Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për një jetë sa më të gjatë, sekretet e këtij 114-vjeçari duhet t’i dini me patjetër

schedule10:32 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:32 - 17 Qershor, 2020

Bernando LaPallo, 114 vjeç ka ndarë disa sekrete që kanë ndikuar në shëndetin dhe jetëgjatësinë e tij. Ai është shprehur se jetën ia ka kushtuar zakoneve të shëndetshme të të ngrënit, por gjithashtu rëndësi të veçantë për të kanë patur dhe ecjet çdo mëngjes si dhe leximi i librave për të patur një mendje sa më të mprehtë.

“Njerëzit më pyesin se çfarë bëj për të qëndruar kaq i ri.”, tha ai, duke shtuar se “Unë them. Keni dëgjuar ndonjëherë për shprehjet e vjetra, ju reflektoni atë që hani.” Prandaj, nëse doni të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, sigurohuni që të përfshini këto 5 ushqime në dietën tuaj të përditshme, shkruan abcnews.al

Kanella



Për mijëra vjet, kanella është përdorur për qëllime mjekësore. Kanella përmirëson simptomat e diabetit tip 2 dhe ekuilibrin e sheqerit në tru, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak si dhe inflamacionin.

Çokollata

Çokollata e errët përmirëson performancën konjitive, ul stresin, rrit shëndetin e zemrës, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin. Është gjithashtu e pasur me hekur, bakër, magnez dhe zink.

Hudhra

Hudhra është një antioksidant i fuqishëm dhe është vërtetuar se lufton sëmundjet konjitive, siç janë demenca dhe Alzheimeri, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, luftojn kancerin, trajton diabetin dhe ul presionin e gjakut.

Mjalti

Mjalti është përdorur si një agjent natyror shërimi për mbi 5 mijë vjet. Mund të përdoret për të trajtuar ftohjen e zakonshme, shërimin e plagëve, forcimin e imunitetit, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe tretjen, dhe gjithashtu është një burim i mrekullueshëm i antioksidantëve. Për më tepër, është një ilaç antibakterial dhe antifungal.

Vaji i ullirit

Vaji ekstra i virgjër i ullirit është një nga ushqimet më të shëndetshme, që përmban yndyrna të pangopura që ndihmojnë për të patur trurin dhe zemrën pa probleme. Vaji i ullirit gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 2 dhe kancerit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër çrregullimeve të humorit dhe depresionit gjithashtu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!