Për një javë regjistrohen 951 raste me COVID-19 në Maqedoni, rritet numri i viktimave

schedule15:39 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:39 - 23 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se, sipas Institutit për Shëndet Publik, nga 14 deri 20 shtatori janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin  9.661 raste. Kjo është një rritje prej 15.7 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar gjithsej 951 raste në 29 qytete në vend që është për 34.9 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup me 27.4 për qind.

Përqindja e rasteve pozitive nga testimet është 9.8% apo 1.4% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Mosha më e prekur është mosha mbi 60 vjet, ndërsa më pas vjen mosha 50-59 me 18.5%, 30-39 me 18.2%, 40-49 me 15.7% dhe 20-29 me 15.5. Përqindja më e vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 me 3.9% dhe 10-19 me 59%.

Prej rasteve të reja për këtë javë, 313 pacientë apo 32.9% kanë pasur kontakt me rast të vërtetuar.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe ka 48 raste fatale, 21 më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 32 janë personi mbi 60 vjet, 8 janë të moshës 50-59, 4 të moshës 40-49, 3 të moshës 20-29 vjet dhe një rast 30-39. /abcnews.al/