Për herë të parë shërbim okulistik dhe syze falas për të moshuarit

schedule14:49 - 3 Korrik, 2018

schedule 14:49 - 3 Korrik, 2018

Për herë të parë shërbimi i okulistikës në institucionet publike rezidenciale do të ofrohet i plotë. Projekti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nisi nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë për t’u shtrirë në të gjithë vendin.

Të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale do të përfitojnë vizitat e specializuara dhe syze falas. Sherbimi okulistikes do të ofrohet i plotë në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin për herë të parë.

“Sot kemi kryer 50 ekzaminime për të moshuarit në në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhe kemi ofruar syze për ata që kanë pasur nevojë, në mënyrë periodike do ofrojmë këtë lloj ekzaminimi në shtëpitë e tjera të kujdesit në gjithë Shqipërinë”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur gjithashtu se rezidenca në Palasë që do të jetë një shtëpi pushimi për moshën e tretë është drejtë përfundimit. Shumë shpejt do të jetë gati dhe shtëpia e të moshuarve në Shkodër, e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit.

“Secili nga ne mund të bëjë një përpjekje përpos përgjegjësisë që ka shtei për kategorinë në nevojë, për të moshuarit, për të braktisurit. Shoqëtria jonë bërthamën e familjes e ka shumë të fortë dhe ne duhet të punojmë fort të kultivojmë këto vlera të mira dhe dashurisë për të moshuarit”

Institucionet publike rezidenciale dhe ditore presin sot rreth 30% më shumë të moshuar se dhjetë vite më parë.  Në institucionet rezidenciale publike në të gjithë vendin aktualisht qëndrojnë 251 të moshuar, ndërsa 72 të tjerë marrin shërbime ditore në qendra publike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!