Për herë të parë, një gjykatë spanjolle u jep amnisti separatistëve katalanas

schedule12:51 - 26 Qershor, 2024

schedule 12:51 - 26 Qershor, 2024

Për herë të parë, gjykata spanjolle u ka dhënë amnisti separatistëve katalanas, mes të cilëve është ministri i ish-qeverisë katalane, Miguel Buch, si dhe lideri separatist Carles Puigdemont.

Gjykata e Lartë e Katalonjës aplikoi për herë të parë ligjin e diskutueshëm për amnisti ndaj këtyre dy separatistëve katalanas të dënuar për veprimtarinë e tyre në periudhën 2012-2023, qëllimi i të cilit ishte pavërsia për këtë provincë spanjolle.

Gjykata shfuqizoi përgjegjësinë penale dhe civile për të dy ish-udhëheqësit katalanas.

/abcnews.al