Pentagoni konfirmon përmes videove: UFO-t kanë ndjekur anijet luftarake në brigjet e Kalifornisë

schedule11:51 - 13 Prill, 2021

schedule 11:51 - 13 Prill, 2021

Pentagoni ka konfirmuar se videot dhe fotot e publikuara në 2019, ku dukeshin UFO-të që po ndiqnin anijet luftarake të SHBA, në brigjet e Kalifornisë, janë të vërteta. Materiali i publikuar është marrë nga personeli i Marinës Amerikane. Imazhet tregojnë  gjashtë objekte fluturuese që shfaqen mbi anijet e Marinës Amerikane.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JEREMY KENYON LOCKYER CORBELL (@jeremycorbell)

Nga fotot një nga objektet ishte në formë piramidale, ndërsa skeptikët ende besojnë se ishin dronë ose balona.

Sidoqoftë, sipas një raporti në gazetën britanike “Daily Mail”, marina amerikane megjithatë i ka regjistruar objektet si të panjohura.

Një punonjës i Pentagonit, i cili ndihmoi në përpilimin e raportit, konfirmoi se fotot dhe videot në fjalë janë marrë nga stafi dhe jo nga amatorë që përpiqen të kapin UFO-t.

Shërbimi i Inteligjencës i Marinës Amerikane, i cili specializohet në “standardizimin, mbledhjen dhe raportimin” e avionëve të pashpjegueshëm, do të paraqesë imazhet si prova në Kongres, qershorin e ardhshëm, sipas raportit./e.b-abcnews.al.