Pentagoni i përgjigjet akuzave të Moskës: Ukraina i merr vetë vendimet për objektivat ushtarake

schedule18:25 - 24 Qershor, 2024

schedule 18:25 - 24 Qershor, 2024

Pentagoni i është përgjigjur akuzave të Kremlinit, duke thënë se Ukraina i merr vetë vendimet për operacionet ushtarake.

“Ukraina bën vendimet e veta për shënjestrimin dhe kryen operacionet e veta ushtarake”, tha majori Charlie Dietz, një zëdhënës i Pentagonit.

Kremlini bëri përgjegjëse SHBA-në për një sulm në Krime, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 150 të tjerë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin e 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit.

“Përfshirja e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë, me pasojë vrasjet e civilëve, nuk mund të mos ketë pasoja”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!