Penallti dhe gol i mohuar, Albano Janku i bën moviolën Teuta-Bylisi

schedule23:23 - 27 Janar, 2020

schedule 23:23 - 27 Janar, 2020

Albano Janku, specialisti i gjykimit, si zakonisht është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Java që u mbyll ka pasur probleme dhe ish-gjyqtari ka analizuar rastet e diskutueshme të hasura në Kategorinë Superiore.

“Regjia e Supersportit kishte instaluar një kamerë për problemin e golit. Fatkeqësisht ishte instaluar në krahun tjetër, jo në portën ku u bë goli”, tregon Janku fillimisht gjatë emisionit. Më pas ai nisi moviolën për ndeshjen Teuta-Bylisi.

“Kemi faull për Guindo, loja duhet të ishte ndalur që në ndërhyrjen e Kallakut. Kemi rastin tjetër, Arapi-Guindo. Them se Renato nuk ka shkaktuar faull. Kemi një tjetër moment, lojtari i Teutës i heq topin sulmuesit të Bylisit. Mendoj se ndërhyrja është e saktë”.

“Kemi rastin e minutës së 64-t. Dora e djathtë e mbrojtësit të Teutës është e hapur, në pozicion jo natyral. Kemi të bëjmë me penallti. Arbitri duhej ndihmuar anësori. Kemi rastin e golit të anuluar për Teutën. Dyshoj se lojtari i durrsakëve mbahet në lojë nga Bicaj”. /abcnews.al