Pema bie në mes të rrugës Peqin-Rrogozhinë, burim aksidenti për makinat

schedule23:44 - 26 Qershor, 2022

schedule 23:44 - 26 Qershor, 2022

Një pemë është rrëzuar në segmentin rrugor Peqin-Rrogozhinë në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt. Si pasojë e rrëzimit të pemës, njëri krah i këtij segmenti rrugor është krejtësisht i bllokuar, duke sjellë rrezik të shtuar për makinat që lëvizin në këtë aks.

Ky segment rrugor njihet si një pikë e zezë për aksidentet rrugore. Aktualisht policia e Peqinit po punon me sa mundet për të zhbllokuar rrugën, megjithatë ende autoritetet përkatëse nuk kanë ardhur për të bërë të mundur lirimin e korsisë.