Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pelosi gris fjalimin, Trump ndez një kongres të përçarë: I mbajta premtimet

schedule12:14 - 5 Shkurt, 2020

schedule 12:14 - 5 Shkurt, 2020

Presidenti Donald Trump në fjalimin e tij të tretë për gjendjen e shtetit që nga momenti që është ulur në Shtëpinë e Bardhë, duke sfiduar kongresin e ndarë në dy pjesë, theksoi disa herë se i kishte mbajtur premtimet. Ndërsa kryetarja e kongresit Neni Pelozi grisi fjalimin e tij, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë në momentin që ia dorëzoi nuk i dha dorën.

“Kemi bërë punën tonë, kemi mundur rënien e lirë të Amerikës duke e ribërë një vend të fortë dhe të respektuar në botë. Dhe nuk do të lejojmë që vendi ynë të shkatërrohet nga socializmi.”

|Trump ngre zërin pikërisht në sallën ku u vu nën akuzë nga demokratët, duke folur për herë të parë para akuzuesve të tij, të gjithë të ulur në rreshtin e parë. I vetëdijshëm që disa orë më vonë do të shfajësohet nga senati dhe se ankthi i shkarkimit të tij do të përfundojë një herë e mirë.



Rëpublikanët duartrokitën në çdo paragraf, gjatë të cilit presidenti amerikan në vend që të sulmonte përpjekjet për shkarkimin e tij, renditi sukseset e tij që nga marrëveshja tregtare me Kinën, tek zhvillimi ekonomik dhe deri te realizimi i murit me Meksikën. Premtimet e mbajtura, ishte dhe fraza pas të cilës republikanët nisën të bërtisnin në kor për katër vjet të tjera presidencë të Trump.

Klima është shumë larg të qënurit e ekuilibruar. Dëshmi për këtë është dhe mosdhënia e dorës pak para fillimit të fjalimit mes Trump dhe personit në postin e tretë më të rëndësishëm në vend: kryetares së kongresit amerikan Nensi Pelozi. Nga ana tjetër analistët vënë në dukje se Pelozi e kishte pritur Trump në sallë ndryshe nga protokolli, pa thënë frazën standarte: “Është një nder dhe privilegj për mua që të prezantoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ajo që ndodh më pas është dhe më e pazakontë, Pelozi gris fjalimin që sapo ia kishte dorëzuar kreu i Shtëpisë së Bardhë, para gazetarëve ajo mbrojti gjestin e bërë duke thënë se ishte gjesti më i edukuar që mund të bënte duke marrë në konsideratë se cilat mund të ishin alternativat e tjera. Një deklaratë që ka përshkallëzuar dhe më shumë tensionet mes palëve.

Ishin vetëm dy momentet e qeta, prania e liderit të opozitës Venezueliane Huan Guaido në platenë e të ftuarve, i ulur jo shumë larg zonjës së parë Melani; dhe dhënia e medaljes së Lirisë, nderimi i lartë civil, por Rash Limbauh, drejtuesit të njohur radifonik si dhe opinionist konservator i cili orët e fundit pranoi se vuante nga kanceri në një fazë shumë të avancuar. Replikat ndaj fjalimit të Trump u morën përsipër nga dy gra: guvernatorja e Micigan Grecën Witmer dhe deputetja Veronika Eskobar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!