Peleshi në Vlorë për skemën e zhvillimit rural dhe agrikulturor IPARD

schedule13:57 - 22 Prill, 2018

schedule 13:57 - 22 Prill, 2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi gjatë vizitës në një fabrikë të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës, informoi lidhur me programin e zhvillimit agrikulturor dhe rural të mbështëtur nga Bashkimi Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhillimit rural Niko Peleshi në Vlorë vizitoi një punishte të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës, i zhvilluar në kuadër të strategjisë së orientimit dhe informimit të biznesit, shoqatave dhe dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën e komisionit europian të zhvillimit agrikulturor dhe rural IPARD, i cili gjatë muajit maj hap dy fonde financimi.

“Masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant”.

Një masë e tretë do të shpallet në muajin shtator, shpjegoi ministri i cili thekson mundësinë e kombinimit të tyre me fondin e garancisë.

“Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa proçese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. ……. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më “dorëlëshuar” për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!