Të rinjtë në Shqipëri po shfaqin interes për të marë një profesion. Duke filluar nga mosha 18 vjec, cdo punekerkues mund te zgjedhë që të përvetësojë nje profesion nëpërmjet kurseve dhe të sigurojë më pas një vend pune .Në Fier tashmë kjo mundësi është zhvendosur më pranë banorëve ndërsa ka pasur një rritje të fortë të numrit të regjistrimeve
“Nepermjet zyres se punes, punekerkuesit orientohen prane qendrave te formimit profesional per te ndjekur kurset… cdo kush mund te ndjeke kurset profesionale…”
Nga të dhënat rezulton se degët më të pëlqyera janë profilet elektrike dhe mekanike ndërkohë që për vajzat dhe gratë, kurset e parukerise dhe estetikes.
Kurset zgjasin disa muaj dhe zhvillohen në 5 dite te javës. Disa profesione qe i jane shtuar listes se kurseve ne qëndrat e formimit profesional lidhen me kerkesat e tregut te punes ne sektorin e turizmit dhe teknologjise se informacionit. / abcnews.al /


