Ka pasur tension, një orë pas nisjes së protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Shkak ka qenë dëshira e pedagogëve dhe e të rinjve të tjerë të flasin në protestë, por ata janë ndaluar nga studente organizatorë.
Nuk pranojnë askënd që dyshohet si përfaqësues i politikës. Kështu e panë studentët protestues edhe pjesëmarrjen e pedagogut dhe aktivistit të Lëvizjes Për Universitetin Jani Marka, të cilin nuk e lejuan të merrte megafonin. Pjesë e organizatës politike Lëvizja për Universitetin pedagogu Marka tha se pjesëmarrja e tij ishte jo politike por në mbështetje të tyre.
“Nuk më lanë të merrja fjalën. Pse? Unë se e mora dhe do flisja kundër dhunës dhe ajo që do e thoja atje dhe po e them tani është që ti krijojmë pak hapësirë njëri-tjetrit dhe një farë lirie demokratike për të folur dhe do flisja për problemet e universitetit.”
Jo vetëm nuk përfaqëson politikën, tha Jani Marka, por ka dy vjet që nuk voton. Kërkesa e tij për marrjen e megafonit ishte denoncimi i dhunës që po vjen nga partitë tha pedagogu Marka.
“Ne na akuzojnë që jemi aktivistë të një organizate tjetër që për fatin, nuk e di se si, quhet organizata politike, madje aty është krenaria ime më e madhe sepse aty nuk protestojmë vetëm për studentët por edhe për punëtorët, minatorët. 44 minatorë kanë vdekur 5 vitet e fundit në qeverinë e Edir Ramas. Ardit Gjoklaj, ne shkuam dhe protestuam tek Erion Veliaj dhe kemi bërë banderola dhe pankarta tek bashkia dhe ne na quajnë vegël e Erion Velisë dhe vegël e SOROS-it.”
Lëvizja për universitetin doli me një deklaratë në rrjetet sociale ku denoncoi të paktën 12 raste sulmesh të aktivitistëve të kësaj lëvizje nga keqbërës të partive, kryesisht të forumeve të Partisë Demokratike thuhet në njoftimin e Lëvizjes për universitetin./abcnews.al