Pedagogët kërkojnë rritje page, Meta: Kërkesat e tyre janë realiste, qeveria të heqë dorë nga lufta e nervave

schedule14:09 - 4 Tetor, 2022

schedule 14:09 - 4 Tetor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është krah pedagogëve që kanë lajmëruar grevë dhe bojkotim të mësimit në rast se qeveria nuk pranon rritjen e pagave.

Në nëj deklaratë për mediat, Meta tha se kërkesat e pedagogëve janë shumë legjitime dhe nëse ka vullnet mund të realizohen.

“Si kryetar i Partisë së Lirisë, në emër të këaj force politike po edhe si ish-kryeministër, i kërkoj qeverisë të heqë dorë nga lufta e nervave me pedagogët, studentët dhe me prindërit e tyre që janë të interesuar për një arsimim sa më cilësor të fëmijëve të tyre, por edhe me shoqërinë tonë që ndjen pasojat e mos vëmendjes ndaj arsimit.

Kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste. Ata kërkojnë që brenda dy vitesh të rriten pagat e tyre 50%.

Ata kërkojnë që brenda dy viteve të arrij në nivelin e pagave të kolegëve të tyre në Kosovë sot.

Është tërësisht e mundshme nëse ka vullnet, nëse ka përgjegjësi. Mbështetja ndaj arsimit është ajo që do të çojë këtë shoqëri para, do ta bëjë më demokratike.

Lekët janë, mjafton të bllokohet afera e inceneratorëve ku vidhen qindra milionë euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugëve që janë 8 herë më shtrenjt se në BE, mjafton të mos bëhen qesharake bashkitë me lekët tona që mos të këndojnë këngë në mes të tunelit”, tha Meta. /abcnews.al