PD refuzon kërkesën e Kuvendit për caktimin e vëzhguesit në reformën zgjedhore

schedule12:14 - 6 Maj, 2019

schedule 12:14 - 6 Maj, 2019

Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm të saj Gazment Bardhi i ka kthyer përgjigje kërkesës së kuvendit për caktimin e një vëzhguesi nga radhët e PD-së në komisionin e reformës zgjedhore.

“Asnjë komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitet për realizimin e Reformës Zgjedhore.”

Nis kështu refuzimi, i shprehur edhe më parë, i demokratëve ndaj ftesës, të institucionalizuar përmes Kuvendit, drejtuar selisë blu për pjesmarrje në komisionin e reformës zgjedhore si vëzhgues me të drejta të plota që u përkasin bashkëkryetarëve të Komisionit, përkatësisht Rudina Hajdarit dhe Damian Gjiknurit. E nëse pretendimi i demorkatëve që flet për “individë në drejtim që duhet të ishin në burg për krime elektorale” duket se i drejtohet pikërisht bashkëkryetarit socialist në komision, vijimi duket se shënjestron, bashkëkryetaren e grupit demokratik në parlament.

“Asnjë komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”.

Në vijim partia Demokratike thkeson nevojën për një reformë zgjedhore që sipas saj mund të realizohet vetëm nga institucione dhe subjekte zgjedhore me vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe në këtë drejtim, demokratët theksojnë se kush është subjekt i hetimeve penale nr. 184/2016 dhe 339/2017 të Prokurorisë për Krime të Rënda, është qartësisht në kushte të konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe reformën zgjedhore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!