PD: Prokuroria po zvarrit çështjet e Pjetrit, Kajmakut dhe Babanit

schedule10:40 - 23 Tetor, 2019

schedule 10:40 - 23 Tetor, 2019

Partia Demokratike me anët të një kërkese për informacion drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ka kërkuar nga kjo e fundit informacione në lidhje me procedurën e ndjekur nga organi i akuzës për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmaku, Mark Babani. Sipas PD, organi i akuzës ka bërë përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa këta të fundit duke mos i marrë nën përgjegjësinë penale sipas nenit 190 të Kodit Penal i cili përcakton dënimin në nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Partia Demokratike akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin e organit të akuzës, prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa, njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.

Duke nisur që nga 1 gushti, PD ka paraqitur prova autentike se kandidatët e Edi Ramës në bashkitë Shkodër, Valdrin Pjetri, Vorë, Agim Kajmaku dhe më bashkinë Vau i Dejës, Mark Babani kanë te kaluar kriminale dhe si të tillë duhet të largohen dhe të ndiqen penalisht për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Por, tani, PD akuzon prokurorinë se nuk po zbaton ligjin, duke zvarritur çështjet dhe duke mos i dhënë opozitës informacionin e kërkuar për procedurën e ndjekur nga organi i akuzës, siç e parashikon ligji. PD, e konsideron mosveprimin prej më shumë se 2 muaj të prokurorisë si përpjekje  për të mbrojtur me burokraci procedurale dhe vonesa njerëzit e inkriminuar të Edi Ramës në bashki.
Kjo del në pah nga një lëtër e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila i çohet për dijeni edhe KLP-së që vlerëson punën e Prokurorit të Përgjithshëm , ambasadës së SHBA, BE, OSBE dhe Këshillit të Europës. Sipas ligjit, deklarimet e rreme në formularin e dekriminalizimit dënohen me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.
Në respekt të ligjit, PD ka kërkuar në 5 Shtator që t’i vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni që tregon veprimet e prokurorisë për të bërë verifikimin e 3 denoncimeve të bëra nga PD.
“Organi i prokurorisë në shkelje flagrante të ligjit, edhe pse afati është tejkaluar disa herë, ende nuk ka vënë në dispozicion të kërkuesit dokumentacionin e kërkuar, duke na pamundësuar ushtrimin e të drejtave tona ligjore dhe duke mos bërë transparencë për opinionin publik mbi këto raste“, thuhet në kërkesën e re për informacion që Sekretari i Përgjithshëm i PD i dërgon Prokurorisë së Përgjithshme.
“Kjo sjellje e organit të prokurorisë ngre dyshime të arsyeshme mbi tentativën shtetërore për marrjen në mbrojtje të personave të inkriminuar që kanë arritur, me mbështetjen e partisë në pushtet, të uzurpojnë funksionet publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e dekriminalizimit”, theksohet në kërkesën e PD. /abcnews.al