PD: Prokuroria ka prova të mjaftueshme për arrestimin e Ardi Veliut

schedule14:40 - 16 Tetor, 2018

schedule 14:40 - 16 Tetor, 2018

Ditën kur Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri në pyetje Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu demokratët përsëritjen thirrjen për arrestimin e tij, pas publikimit të një tjetër pjese të dokumentave të prokurorisë ku zbardhet biseda e përgjuar mes një personi dhe Fredi Alizotit, më 27 maj, tre ditë përpara se ky i fundit të dëshmonte në prokurori se zëri në video-përgjimin babale është i tij dhe jo i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm.

“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?…….E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do, i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)”

Një bisedë e dytë, e cila zhvillohet dy ditë më vonë në 29 maj mes Fredi Alizotit dhe dikujt me numër 700 ajo që për demokratët vërteton skenarin.

“Alizoti bën pohimin shkatërrues se: “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”.

Në një bisedë të tretë të datës 7 qershor, 6 ditë pas dëshmisë së Alizotit në prokurori, dhe që zhvillohet mes tij dhe dikujt që vetëquhet Berti, ky i fundit, që sipas demokratëve është Albert Veliu pyet Alizotin ç’punë ka ai që përzihet në gjëra me të cilat nuk ka lidhje fare.

Kto për demokratët janë prova të mjaftueshme që:
“Prokuroria të arrestojë Ard Veliun, Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg, Taulant Balla duhet të ishte nën procedim penal për sajimin e provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë”.

Edhe Fatmir Xhafaj, për selinë blu duhet të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë të vëllait trafikant droge. Është e qartë se fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij në çdo institucion, përfundon Salianji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!