PD në opozitë në Itali, mocion votëbesimi kundër ministrit Salvini

schedule16:30 - 25 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 25 Korrik, 2019

Ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini ka refuzuar të përgjigjet në parlament për akuzat se partia e tij ka marrë fonde nga Rusia. Në vend  të tij ka folur kryeministri Xhuzepe Konte. Një veprim që ka detyruar partinë demokratike në opozitë, që të kërkojë mocion votëbesimi kundër liderit të Legës.

Partia demokratike në Itali po përgatit një mocion votëbesimi kundër ministrit të brendshëm Matteo Salvini. Partia në opozitë mori këtë vendim pasi Salvini, lider i Ligës, refuzoi të paraqitej në parlament për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth dyshimit se partia e tij ka marrë fonde nga Rusia.

Të mërkurën Salvini vendosi që të ishte kryeministri Xhuzepe Konte ai që iu drejtua senatit në vend të tij

Konte u tha deputetëve se kishte besim të plotë tek ministri i tij i brendshëm dhe se nuk kishte asnjë provë se Salvini kishte kryer ndonjë shkelje.

Kryeministri tha gjithashtu se Salvini nuk iu përgjigj pyetjeve për udhëtimin e këshilltarit të tij Xhanluka Savoini në Rusi në muajin tetor të një viti më parë, kur mendohet se ai është takuar me zyrtarë rusë për të diskutuar rreth financimit të Legës me miliona euro nëpërmjet një marrëveshje të fshehtë për naftën.

Partia demokratike e cilësoi shpjegimin e Kontes si të pamjaftueshme duke shtuar se ishte e papranueshme që ministri refuzoi të përgjigjer personalisht. Senatori Andrea Markuci tha se Salvini I ka ikur përgjegjësive të tij dhe për këtë arsye duhet të përballet me një mocion votë besimi.

Ndërkohë populistët e lëvizjes me pesë, partnerë të koalicionit qeverisës – dolën nga salla në momentin që Konte mori fjalën. Zëvendës kryeministri Luixhi Di Maio tha se senatorët morën këtë vendim në shenjë proteste për mungesën e Salvinit në sallë, por deputetët e lëvizjes me pesë yje u shprehën për gazetarët se ata u larguan për shkak të vendimit të Kontes për të shmangur debatet për një tjetër çështje të rëndësishme.

Sipas mediave italiane nuk ka shumë mundësi që mocioni i votëbesimit për Salvinin të miratohet, pasi lëvizja me pesë yje – mazhorancë në parlament – nuk do të pranojë të votojë kundër partnerit në koalicionin qeverisës. Pasi një veprim i tillë do të rrëzonte qeverinë – një mundësi që asnjë nga partitë në pushtet nuk e merr parasysh për momentin. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!