“PD në ditët e saj më të zymta”, Gjikondi: Protesta e 11 shkurtit për hallet e Berishës

schedule20:15 - 1 Shkurt, 2023

schedule 20:15 - 1 Shkurt, 2023

Juristja Brizida Gjikondi ka qenë ditën e sotme e ftuar në ABC News ku ka folur për situatën në PD, ndërsa ka folur dhe për protestën, e cila do të mbahet nga ish kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt.

Gjikondi u shpreh se vula dhe thesari i  Partisë Demokratike i përkasin, kreut aktual, Enkelejd Alibeaj.

Ajo shtoi se në KQZ shkon ai që ka dokumenta ligjore dhe nuk shkon për të plotësuar dëshirat.

Unë kam një informacion të fundit ku gjyqtari, i cili ka pasur në dorë dosjen në apel për të gjykuar vendimin e zotit Zhukri ka hyrë në veting dhe nuk ka lënë as datën e gjykimit për këtë dosje. Dokumenti i tij tashmë ka kaluar në Apel për tu shqyrtuar por kjo dosje do të hidhet dhe njëherë në short për të parë se nga kush do të hetohet, pra kush do ta marrë përsipër çështjen.

Partinë Demokratike ligjërisht e ka Alibeaj. Mesa di unë Celibashi ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës ku kërkon më shumë informacione se kush është i dejuari i PD-së, kush është financieri, kush e ka vulën. Dhe mesa dihen të dhënat identifikuese i ka krahu i Alibeaj. Berisha e di shumë mirë që nuk e ka ai siglën e partisë.

KQZ është rregullator i zgjedhjeve dhe nuk ka pse të bëjë thirrje. Unë mendoj se ç’ka ka bërë Berisha deri më tani ka qenë një trysni për gjykatën shqiptare dhe ai përpiqet që të krijojë një ide sikur ai është lideri i Partisë Demokratike si dhe ka dashur t’i paraprijë vendimit të KQZ.

Por ne jemi një shtet ligjor dhe nuk mund të ketë asnjë padrejtësi. Në KQZ shkon ai që ka letra, ajo i referohet dokumentave ligjore jo plotësimin e dëshirat e tij”, u shpreh Gjikondi.

E pyetur në lidhje me protestën Gjikondi është shprehur se nuk po bëhet për hallin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por për hallet e Berishën

Ajo ka theksuar dy hallet më të mëdha që ka ish-kryeministri si thirrja e djalit të tij në SPAK për tu pyetur në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, si dhe zgjedhjet lokale.

“PD është në ditët e saj më të zymta, pavarsisht se përpiqet ta fokusojë goditjen e saj ndaj maxhorancën dhe Edi Ramën. Protestën e 11 shkurtit unë e lexoj si një taktikë politike që bën bllofe për dy halle të mëdha që ka.

E para është që djalin e tij Shkëlzen Berisha, i cili është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje mbi ngjarjen e 21 janarit, gjithashtu një çështje tjetër është dhe ajo e Gërdecit.

Berisha e ka pranuar vetë që është qëlluar kundër protestuesve pasi ata donin të merrnin kryeministrinë dhe biles e pvrdorte si model ndëshkimi.

Ndërsa halli i dytë janë zgjedhjet lokale, pasi nëse ai nuk hyn me logon dhe siglen e tij dhe dokumentet e ligjshme të një partie ai nuk do të hyjë në zgjedhjet lokale. Vetëm nëse hyn me emrin e Ilir Metës, do i duhet të bëjë një pazar të madh, por kjo do i kushtonte shumë Berishës, pasi Meta është pazarxhi i madh. 11 shkurtin nuk e ka me problemet e Ramës me ish agjentin e FBI por për interesat e veta. Ai bën sikur ka hallin e Shqipërisë dhe shqiptarëve por ka hallin e vet”, përfundon Gjikondi./abcnews.al/