TIRANË- Protesta e opozitës do të mbahet tek Bulevardi i Ri, jo tek Bulevardit Zogu i Parë siç kishte njoftuar PD më parë.
Shkak është bërë mosdhënia e lejes nga policia për të zhvilluar protestën tek Bulevardit Zogu i Parë për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për Samitin.
Sali Berisha është shprehur më herët se protesta do të jetë paqësore dhe sipas tij ka qëllim të sensibilizojë ndërkombëtarët për krimet elektorale.
Me protestën e thirrur sot Sali Berisha po vepron me të njëjtin skenar siç bëri tre vjet më parë. Ai zhvilloi protesta edhe në 2023, në kohën kur në Shqipëri ndodheshin liderët e Evropës. Tubimi i thirrur nga Sali Berisha pritet të nisë në orën 17:00./abcnews.al