Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë ka hasur pengesën e parë. Partia Demokratike bllokoi në komisionin rregullator shqyrtimin e projektvendimit të Celibashit për afatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale në kryeqytet dhe 5 bashkitë e tjera.
Dy anëtarët demokrate, Muharrem Caka dhe Helga Vukaj bojkotuan mbledhjen duke kërkuar shtyrjen e saj deri të hënën.
Si arsye ata dhane dekretin e Presidentit Begaj, pasi janë në pritje të një urdhri përfundimtar politik nga Berisha, mbi pjesëmarrjen ose jo të PD në zgjedhjet e Tiranës.
Në këto kushte, drejtuesja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano shtyu mbledhjen për shkak se trupa me vetëm 3 anëtarë nuk merrte dot një vendim.
“Duhet të paktën 4 anëtarë për të marrë një vendim kolegjial. Kështu që do të njoftoheni për caktimin e datës së mbledhjes me email, ditët në vijim.”
Shpresat e PD janë ende të Veliaj dhe padia e tij në Gjykatën Kushtetuese, por mesa duket ky bojkotim i përfaqësuesve të Berishës, do të zgjasë deri në momentin kur të gjendet kandidati i opozitës.
/abcnews.al/

