PD: 534 drejtues të Policisë së Shtetit, ish-punonjës të sigurimit

schedule11:23 - 20 Tetor, 2018

schedule 11:23 - 20 Tetor, 2018

Në një deklaratë për shtyp, deputetit i Partisë Demokratike Gent Strazimiri deklaroi:

“Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të niste procesi i ndërprerë i Vettingut në polici. Po ikën tetori por Vetting në polici nuk ka sepse 534 drejtues të policisë së shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer sigurimit të shtetit si oficerë, spiunë apo dhe të dyja bashkë. Një nga kriteret e vlerësimit të punës të çdo punonjësi të policisë apo gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me sigurimin e shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë. Nga verifikimi i formularëve, autoriteti i dosjeve ka lidhur se kupola e lartë e policisë së shtetit përbëhet në fakt nga individë kryekëput të lidhur me organizatën më gjakatare të vendeve komuniste me sigurimin e shtetit. Skandali po mbahet i fshehur nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, një ish-hetues i regjimit të diktaturës, por gjurmat e skandalit janë lënë në zyrat e autoritetit të dosjeve. PD është vënë në dijeni se hetimi është ndërprerë pas kryetares së autoritetit të dosjeve Gentjana Sula dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili është i informuar personalisht për 534 drejtues të rangut të lartë të policisë së shtetit si pjesë e sigurimit të shtetit. Situata alarmante e rikthimit të sigurimit të shtetit në drejtim të policës është bërë publike nga PD që në vitin 2014. Komisioni hetimor për largimet nga detyra në polici provoi zyrtarisht se qindëra sigurimsa të nxjerrë në lirim ishin kthyer në punë në mënyrë të jashtëligjshme me vendim politik pasi një kontributi politik në radhët e partisë së Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama. Komisioni hetimor porvoi se kupola në fjalë ka kontribuar në zgjedhjet e vitit 2013 si komisionerë vëzhgues apo edhe financues madje në shuma shumë të mëdha mijëra eurosh për PS-në. Statistikat konfirmojnë se rikthimi në detyrë i funksionarëve të sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tij në nivelet drejtuese është më i lartë se në vitin 1997. 534 sigurimsa që sot drejtojnë policinë e shtetit janë aryeja pse procesi i Vettingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xahfës dhe Edi Ramës është zëvendësuar me heshtje. Përmes tyre, partia e Enver Hoxhës që sot drejtohet nga Edvin Rama arriti ta kanabizojë vendin, ta bëjë Shqipërinë si kurrë më parë vend miqësor ndaj organizatave kriminale dhe trafikimit me shumicë të heroinës dhe kokainsë. Policia e shtetit është shndërruar në këto 5 vjet në një organizatë po aq të dëmshme për rendin dhe sigurinë publike. Pavarësisht se e krijuar nga partia e sigurimit të shtetit, autoriteti për informimin e dokumentetve të sigurimit të shtetit ka detyrim ligjor të publikojë informacion mbi pratikinë në fjalë dhe jo ta fshehë atë. PD i kërkon Gentjana Sulës të mos bëhet vegël e sigurimit të shtetit por të bëjnë publike pa vonesë listën e 534 drejtuesve të policisë së shtetit të lidhur me sigurimin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!