Patozi: Mandatet e opozitës të mos digjen

schedule15:26 - 6 Korrik, 2018

schedule 15:26 - 6 Korrik, 2018

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Astrit Patozi, ka theksuar bindjen e tij se mandatet e opozitës nuk ka përse të digjen, por ato duhen përdorur ndershmërisht dhe mençurisht.

Jam pro Bashës për mosdjegien e mandateve, shkruan ai, jo thjesht për faktin se LSI nuk do i dorëzojë kurrë të vetat, por sepse mandatet nuk ka nevojë të digjen në asnjë rast.

Patozi vijon duke i quajtur radikalë të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë, duke nënvizuar se janë të njëjtët që një vit më parë përbetoheshin se opozita nuk duhet të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, e që më pas fërkuan duart për pazarin e 18 Majit, shkruan Patozi.

Ironinë drejtuar kreut të selsië blu nuk e kursen as këtë radhë ish-nënkryetari i demokratëve, duke thënë se Lulzim Basha, as i djeg dhe as i përdor mandatet dhe ky sipas tij është shkaku kryesor i kësaj krize të pashembullt të Partisë Demokratike dhe opozitës në vend./abcnews.al