Pasuritë e Ervis Martinajt/ Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron, rrëzon kërkesën e familjarëve

schedule14:06 - 20 Mars, 2023

schedule 14:06 - 20 Mars, 2023

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Apeli nuk legjitimon avokatin për pasuritë në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk kishte prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët.

Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO.