Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastroi rrugët në New York pas protestës, 18-vjeçari merr dhuratën e pabesueshme

schedule15:29 - 7 Qershor, 2020

schedule 15:29 - 7 Qershor, 2020

Një 18-vjeçar nga Buffalo i New York-ut është shpërblyer me një makinë dhe një bursë kolegji, pas gjestit që ai bëri duke pastruar rrugët e qytetit, pas protestave masive që kanë shpërthyer në SHBA. Antonio Gwynn iu deshën 10 orë për të pastruar, dhe kur disa fqinjë shkuan më vonë për ta ndihmuar, ata panë që adoleshenti kishte kryer pjesën më të madhe të punës.

Matt Block kur pa në mediat lokale gjestin e veçantë që kishte bërë 18-vjeçari vendosi t’i dhurojë atij një makinë Mustang të kuqe.  Gjithashtu, biznesmeni Bob Briceland mësoi për dhuratën që Matt Block i kishte bërë adoleshentit, dhe vendosi të ofrojë një vit mbulim falas të sigurimit të automjetit, përmes agjencisë së tij të sigurimeve.

“Unë thjesht u ndjeva i detyruar ta ndihmoja atë. Ne vetëm duhet të mbledhim tërë qytetin tonë dhe t’u tregojmë njerëzve se ka kaq shumë njerëz të mirë këtu,” tha Briceland për CNN.



Gjithashtu, Kolegji Medaille në Buffalo i ofroi atij një bursë të plotë, ku adoleshenti planifikon të nisë studimet. Kjo nuk është hera e parë që Gwynn tërheq vëmendjen për veprat e tij të mira, pasi ai është një anëtar i Kappa Phi, ku ofron shërbim në komunitet dhe nëpër kisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!