Sejko apel bankave: Lehtësira për të prekurit nga tërmeti, të vijojë kreditimi i ekonomisë

schedule15:47 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 15:47 - 3 Dhjetor, 2019

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i kërkoi  drejtuesve të bankave tu ofrojnë lehtësi dhe asistencë në marrëdhëniet me kompanitë e sigurimit qytetarëve kredimarrës të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa këta të fundit i sugjeruan institucioneve hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të dëmtuar nga lëkundjet e tokës më qëllim ristrukturimin e kredive. Nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

Drejtuesit e bankave tregtare bënë të ditur se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

Ndërkohë secila bankë po vlerëson individualisht mundësinë për të kontribuar me donacione të formave të ndryshme tek familjet e prekura.

Kreu i Bankës Qendrore iu kërkoi gjithashtu të shihen të gjitha mundësitë që pasojat e tërmetit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë. /abcnews.al